Përplasje Xhaferi-Gashi në Kuvend, në lidhje me interpelancën ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Përplasje Xhaferi-Gashi në Kuvend, në lidhje me interpelancën ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Më: 11 mars 2025 Në ora: 16:00
Foto nga vendi i ngjarjes

“Mos bëni kaos, siç jeni mësuar të bëni kaos në këtë parlament”, kështu tha deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, që siç tha, për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë në kundërshtim me rregullat dhe procedurat.

Por Gashi tha se Xhaferi ka thyer rregulloren e Kuvendit, pasi kërkoi fjalën për diçka tjetër dhe foli ndiçka tjetër.

Ndërsa për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Gashi tha se nuk bëhet fjalë për shkarkim por për interpelancë

“Nuk i ka hije një ish-kryetarit të Parlamentit që ta thyej rregulloren në këtë mënyrë, të kërkojë fjalë për diçka tjetër dhe të paraqitet për diçka tjetër”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat