Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor

Maqedonia

Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor

Më: 11 mars 2025 Në ora: 16:26
Foto nga takimi

Zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot po merr pjesë në seancën e 3-të të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik midis Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

“Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Llashkoska, realizoi një takim bilateral me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Çekisë, Frantishek Talir.

Në këtë takim, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve në fushën e mjedisit dhe hapën mundësi të reja për thellimin e tij, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, inventarizimit të kimikateve të rrezikshme, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës”, thuhet në kumtesë.

Sesioni i tretë i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve përfundoi me nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim ndërmjet ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në emër të Qeverisë së RMV-së dhe zëvendësministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Jan Kavalirek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat