E konfirmon Taravari: S’ka shqiptarë të lënduar në Toçan

Maqedonia

E konfirmon Taravari: S’ka shqiptarë të lënduar në Toçan

Më: 18 mars 2025 Në ora: 16:30
Arben Taravari

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Toçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur e 155 të tjerë të lënduar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë shqiptar.

“Jo, nuk ka shqiptarë në mesin e të lënduarve. Të gjithë janë bashkëqytetarë tanë maqedonas”, tha Taravari.

Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj pronarëve të klubit të natës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat