Edhe tre të lënduar të tjerë nga zjarri në Koçan do të mjekohen në Turqi

Maqedonia

Edhe tre të lënduar të tjerë nga zjarri në Koçan do të mjekohen në Turqi

Më: 20 mars 2025 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Tre persona të tjerë nga zjarri në Koçan do të trajtohen në Turqi, njoftoi pasditen e sotme ambasada turke. Tre të rinj janë transportuar sot me avion në spitalin “Çam i Sakura” në Stamboll.

Ambasadori turk në vend Fatih Ulusoy i shoqëroi të lënduarit në Aeroportin Ndërkombëtar, pas nisjes së tyre nga Shkupi.

Në Turqi aktualisht po trajtohen 12 persona të lënduar. Nga këto, gjysma janë në spitalin “Çam i Sakura” në Stamboll, ndërsa gjysma tjetër në spitalin “Bilkent Şehir” në Ankara.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kryenegociatori me BE-në, Mehmet Kemal Bozaj, i shprehu ngushëllimet mbarë popullit të Maqedonisë së Veriut për jetët e humbura në ngjarjen tragjike në Koçan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat