Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njofton se sot nga spitali do të dalin 10 pacientë dhe do të mjekohen në shtëpi.
“Në Klinikat e vendi aktualisht po mjekohen 57 pacientë”, tha Taravari.
Ministri poashtu njoftoi se numri i pacientëve që janë duke u mjekuar është 162.
“Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, përveç një pacienti që ka komplikime më serioze që po mjekohet në Turqi. Javën e ardhshme do të bisedojmë për protokollet për kthimin e pacientëve të cilët po mjekohen jashtë vendit”, tha Taravari.