“Paralajmëroi kazinon për kontrolle të planifikuara” – i punësuari në DAP Tetovë nën hetime!

Maqedonia

“Paralajmëroi kazinon për kontrolle të planifikuara” – i punësuari në DAP Tetovë nën hetime!

Më: 26 mars 2025 Në ora: 22:55
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër një të punësuari në DAP Tetovë, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka informuar kazinon për kontrolle të planifikuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Njoftimi:

“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit  për veprën e kryer penale „keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar’’.

Më 21.01.2025, i denoncuari – i punësuar në drejtorinë rajonale të DAP – Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin e tij, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos në Tetovë dhe i ka dhënë informacione zyrtare për kontrollet e planifikuara në kazino”, qëndron në buletinin e MPB-së

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat