26 nëntor 2019-të është dita që do të mbetet gjatë në memorien tonë, sidomos në të atyre që humbën njerëzit e shtrenjtë pas tërmetit shkatërrimtar.
Mes 51 viktimave ishin dhe 7 persona të afërm të moderatores e këngëtares, Evi Reçi. Ajo humbi gjithë familjen e xhaxhait të saj dhe shoqen e fëmijërisë, Diena, që u gjet nën rrënoja bashkë me vajzën e saj të vogël e të ëmën.
Ditën e sotme Evi i ka kujtuar të gjithë të afërmit që humbi përmes një postimi në Instagram. Ajo ka postuar fotot e tyre e përkrah ka shkruar: “Më keni munguar shumë… 1 vit pa ju”.
Mirëpo gjithë dhimbjen e saj, ajo duket se e ka kaluar në vetmi dhe këtë gjë e ka tregar përmes një video shumë prekëse, autorja Zefina Hasani.
Ajo ka publikuar në Instagram një video nga prapaskenat e emisionit “Vizioni i Pasdites”, që transemtohet ditën e sotme. Zafina ka treguar se sapo kamerat janë fikur Evi ka shpërthyer në lot, duke rikujtuar ngjarjen tragjike e të afëmrit që ka humbur.