Yll Limani sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.
Yll Limani është njëri prej emrave më të dashur për publikun nga skena muzikore shqiptare.
Këngëtari sapo ka publikuar projektin e ri me titull “Leje”, të cilin kësaj radhe e sjell vetëm në versionin audio.
Për tekstin e këngës u kujdes vet Ylli, ndërsa muzikën e punoi Fajtjon Miftari, ndërsa për animacionin e videos u kujdes Milan Grundza.
Kujtojmë se Yll Limani është goxha akiv me projekte të tjera dhe baladat mbeten ‘specialiteti’ i tij, andaj pritet që edhe kjo këngë të rezultojë e suksesshme.