Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me këtë datë mbush 30 vjet.
Artisten e kanë uruar shumë prej miqve e bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa mbrëmjen duket se e rezervoi për të festuar me më të dashurit e saj.
Ishte nëna e Ritës, Vera, ajo e cila postoi një fotografi të këngëtares, teksa shihet e veshur me pantallona të zi prej lëkure dhe këmishë gri.
Rita dukej për mrekulli teksa pozoi në dhomën e mbushur përplot me balona, ndërsa në një kënd shihen edhe dhuratat e shumta që mori për ditëlindje.
“Mama mia!!! Urime ditëlindjen Rita Ora”, shkruan e ëma e Ritës, pranë fotos ku artistja duket mahnitëse.
Kujtojmë se po në këtë ditë, këngëtarja ndau fotosesionin që e realizoi për “Numero Berlin”.