Edhe pse vetëm një vit e ndan nga të 50-tat, Xhenifer Lopez duket mjaft mirë për moshën e saj, madje ngjan shumë më e re!!! Këto ditë të ftohtë, “Xheni“ ka zgjedhur t`i kalojë në rrezet e buta të diellit të Majemit, prej nga ku i ka përshëndetur fansat me një foto ku aktorja është krejtësisht natyrale, dhe fare pa make up!!
Sigurisht, ka ndryshim nga ajo që jemi mësuar të shohim nën dritat e prozhektorëve dhe punës së mjeshtrave të mëdhenj të make up-it, megjithatë sërish duket mjaft mirë, e këtu patjetër, ka bërë shumë punë kujdesi i jashtëzakonshëm që tregon për veten, duke nisur nga regjimi ushqimor, aktivitetit fizik e sigurisht, edhe trajtimet më të mira të mundshme të fytyrës!!!
Aktorja, që është gjithashtu edhe këngëtare, e postoi foton me hashtagun.