Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Miley Cyrus lansoi këngën e re me titull “Plastic Hearts”.
Artistja vendosi që këtë projekt ta sjell vetëm në versionin audio, ndërsa për pak orë mori mbi 200 mijë klikime në YouTube.
Kënga “Plastic Hearts” është pjesë e albumit të ri të Miley, i cili përmban 12 projekte të reja.
Pjesë e këtij albumi ishte edhe dueti “Prisoner” me Dua Lipën, i cili brenda pak ditësh mori 20 milionë klikime.
Kujtojmë se Miley do t’i bashkohet Dua Lipës sonte (e premte) në koncertin e saj virtual.