Këngëtari i zhanrit popullor, Sinan Vllasaliu, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.
Ai për vite me radhë ka qenë aktiv në prurjet e reja muzikore, të cilat dëgjohen tej mase.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën e tij më të re.
“Valsi i dashurisë” mban titullin prodhimtaria muzikore, tekstin e së cilës e ka shkruar Avni Qahili.
Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Wisuri dhe Ebrar Mazhar, kurse për klip Max Production.
Projekti është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij, të cilët lanë komente pozitive.