Rrjetet sociale janë shfrytëzuar në maksimum për të përcjellë mesazhe lidhur me COVID-19.
Madje, një rol të madh në këtë drejtim e kanë pasur fytyrat publike, të cilët përmes kampanjave të ndryshme kanë dhënë këshilla për mbrojtje nga infektimi.
Së fundi, këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, përmes një videoje u bën thirrje qytetarëve t’i vendosin maskat, në mënyrë që të mos rrezikohen nga COVID-19.
Kujtojmë se Fifi dy ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Ninullë dashurie”, baladë për të cilën mori komente pozitive nga fansat e kolegët.