Më në fund pas kërkesës së saj, Ana është përballur me Fatjonin për t’i thënë gjithçka që nuk ka mundur t’i thotë gjatë gjithë kësaj kohe. Të ulur përballë njëri-tjetrit ata diskutuan me tone të larta për ftohjen e raportit mes tyre.
Ana lexoi gjithçka që kishte shkruar për të gjatë kësaj kohe që nuk kishte mundur të fliste me Fatjonin.
Ajo u shpreh se Fatjoni nuk i dha kohë që të ndryshonte, pavarësisht se ajo i kishte premtuar se do e bënte këtë gjë, duke u hedhur në krahët e Melisës. Fatjoni tha se vlerësimin pr të nuk e ka mohuar kurrë dhe se u zhgënjye prej saj për shkak se ajo u afrua e ngacmua më shumë seç duhet me djemtë e tjerë. Ai pretendoi se raportet me Anën u ftuan, pasi ajo gati sa nuk u puth në buzë gjatë një takimi që pati disa javë më parë me Beartin.
Më pas Ana u shpreh se ai i ka dhënë këshilla, ndërkohë që ka qenë Fatjoni vetë që ka bërë të njëjtën gjë si ajo me vajzat e tjera. Në fund të përballjes Ana tha se nuk ka asgjë me Melisën, por me Fatjonin dhe se atij i ka prerë vetëm biletë vajtjeje.