Leonora uron festën e veshur me bluzë me shqiponjën dykrenare.
Këngëtarja Leonora Jakupi është emër shumë i dashur për publikun, e cila numëron këngë me tema të ndryshme.
Në disa prej projekteve, Leonora ka për temë patriotizmin, ndërsa këtë ndjenjë e përçon edhe përmes fotografive të ndryshme.
Së fundi, këngëtarja postoi një fotografi në Facebook, ku shihet e veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën gjendej shqiponja dykrenare.
Përmes këtij imazhi, ajo ua uroi gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, duke shkruar “”#Shqiperia #ime #108 “.
Kujtojmë se para pak ditësh, Leonora Jakupi publikoi një potpuri këngësh bashkë me Asim Gashin.