Sot shënohet 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, njëherësh ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Emra të njohur kanë uruar 28 nëntorin në mënyra të ndryshme dhe nga më të veçantat.
Edhe reperi i njohur Mozzik përmes një fotografie ka uruar Ditën e Flamurit, teksa shihet i veshur në të zeza pranë flamurit gjigant kuq e zi.
“Urime 28 Nëntori gjithë shqipeve nëpër botë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, Mozzik “ngacmoi” adhuruesit duke thënë se ka gati një projekt të ri muzikor duke mos dhënë shumë detaje.