Pak kohë më parë, shefi i kuzhinës Renato Mekolli i tregoi publikut se dikush ia kishte vjedhur zemrën.
Në rrjete sociale, ai ndante herë pas here foto me partneren nga pushimet në çift, ndërkohë që identitetin e saj nuk preferoi ta zbulonte.
Madje, Renato ka vendosur t’i japë fund beqarisë me partneren e tij, për të cilën ka vendosur se është e duhura!
Ai i ka propozuar gjysmës së zemrës në Los Angeles, teksa i është ulur në gjunjë duke i drejtuar unazën.
Kjo surprizë e ka surprizuar partneren e Renatos, e cila shfaqet e emocionuar dhe ka mbuluar një pjesë të fytyrës me duar.
Shefi i kuzhinës nuk ka preferuar të shkruajë asgjë veç vendit ku është bërë propozimi, pasi fotoja flet vetë.
Shumë urime për çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar!