Atdhe Xharavina është konkurrenti më i ri i emisionit “Për’puthen”, i cili trazoi ujërat menjëherë pas ardhjes së tij.
Së fundmi, iconstyle ka siguruar disa foto të Atdheut i cili është ndaluar nga policia në doganën e Morinës ditën e sotme.
Më herët këtë javë në rrjet qarkulluan disa foto të 27-vjeçarit nga Gjakova, i cili shfaqej në krah të konkurrentëve të tjerë gjatë darkës së të shtunës të zhvilluar me produksionin e “Për’puthen”.
Ishte ish-konkurrenti i edicionit të parë të emisionit, Alban Dyrmishi, ai që publikoi fillimisht fotot teksa shkruante:
“Si bënin, sikur s’e njihnin këtë tipin. Atdheu na qenka dashnori i fshehtë i ju e dini se kujt.”
Mirëpo, si qëndron e vërteta e pranisë së Atdheut në darkën e tyre, para se të bëhej pjesë e emisionit?
Burime treguan se në fakt puntata që pamë në “Për’puthen” ishte xhiruar të shtunën e kaluar.
Pikërisht atë ditë u prezantua konkurrenti i ri, Atdheu, i cili iu bashkua stafit dhe konkurrentëve në darkën e organizuar pas emisionit.
Për këtë arsye, 27-vjeçari ishte i pranishëm në fotot e videot e shumta nga darka e “Për’puthen” që qarkulloi në rrjet.