Në ditën e 108 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk kanë munguar urimet e shumta nga personazheve të njohur për Shqipërinë dhe jo vetëm.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ju bashkua artistëve që ndanë një urim në këtë ditë speciale për Shqipërinnë.
E veshur kuq e zi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ndërsa në një foto tjetër publikoi një pamje të flamurit kombëtar.
“Urime dita e pavarësisë Shqipëri, krenare për origjinën time”, ka shkruar Amanda Koçi, me prejardhje nga Saranda në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, ku ids prej tyre e përgëzuan këngëtaren për faktin se ajo nuk e harron kurrë çfarë gjaku i rrjedh në vena.