Mads Mikkelsen do të zëvendësoj Johnny Deppin në “Fantastic Beasts 3”.
U konfirmua nga Warner Broslajmin se Mads Mikkelsen do ta portretizojë Gellert Grindelwaldin në vazhdimin e tretë të filmave “Fantastic Beasts 3”, shkruan The Guardian.
Kështu pritet se, ai do ta zëvendësojë protagonistin e dy filmave të mëparshëm, Johnny Depp.
Këtë rol është dashur ta luante aktori hollivudian, mirëpo ai është detyruar të heqë dorë nga ky projekt.
Johnny Depp ka luajtur në dy filmat e mëparshëm, mirëpo pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj, The Sun, lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes Amber Heard, Warner Bros vendosi që t`i kërkoj që të tërhiqet nga roli.
Warner Bros konfirmoi të martën mbrëma se Mikkelsen do të jetë ylli i filmit që në kinema do të arrijë më 15 korrik 2022.