Ajo është bërë pjesë e labelit të madh ‘Sony Music’ në Gjermani.
E me këtë label, reperja Tika ka hedhur këngën e parë, të titulluar ‘Si unë’.
Me tekst të vet e saj dhe me muzikë nga Graniti dhe Dardy, ‘Si unë’ u finalizua edhe me një klip në të cilin reperja shkëlqeu me pamjen e saj unike.
Kënga menjëherë pas lansimit ka krijuar pëlqyeshmërinë e publikut, të cilët përpos klikimeve në Youtube, po e shpërndajnë në rrjetet sociale dhe kanë filluar ta kërkojnë në radiostacione të ndryshme shqiptare.
Padyshim se sukseset për Tikën nuk do ndalen dhe së shpejti do e shohim me projekte të tjera.