Aktori i “James Bond” Sir Sean Connery vdiq nga pneumonia dhe problemet me zemrën, thuhet në çertifikatën e vdekjes.
Shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit legjendar të James Bond ishin problemet me frymëmarrjen shkaktuar nga pneumonia dhe fibrilacioni atrial, një gjendje e zemrës që shkakton rrahje të çrregullta dhe të shpejta.
Connery vdiq më 31 tetor në shtëpinë e tij në Bahamas, në moshën 90 vjeçare.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se hiri i aktorit do të shpërndahej në vendin e tij të origjinës, Skoci.
Karriera e tij e aktrimit zgjati dekada dhe çmimet e tij të shumta përfshjnë një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.
Filmat e tjerë të Connery përfshijnë, 'The Hunt for Red October', 'Indiana Jones and the Last Crusade', 'The Rock', etj.