Yolanda Hadid nuk i rezistoi dot postimit të një fotoje të mrekullueshme të mbesës së saj në Instagram.
Në foto, Gigi Hadid shihet me të voglën në krahë, së cilës po i puth kokën, raporton “Harpers Bazaar”.
Gjyshja krenare, Yolanda, shkroi krahas fotos: “Ti je drita ime e diellit“.
Postimi i ëmbël i Yolanda-s vjen pas një selfie të lezetshme që Gigi publikoi pak ditë më parë.
Nëpërmjet fotove, Gigi zbuloi se ata tashmë kishin dekoruar shtëpinë e tyre për Krishtlindje.
Në shtator, Zayn Malik ndau lajmin e bukur se është bërë baba, psi vajza kishte ardhur në jetë.
Ndërkohë, sipas “E! Neës”, dy javët e para pas lindjes, kanë qenë një tranzicion i vështirë, por Gigi nuk është ankuar dhe është shumë e gëzuar që është bërë mami.
Gigi dëshiron privatësi për foshnjën e tyre, prandaj ka zgjedhur të mos publikojë as emrin dhe as portretin e saj, ashtu sikurse, bashkë me Zayn kanë vendosur që ajo të rritet në fermën e familjes.