Nëntorit i erdhi fundi dhe festat e fundvitit po afrojnë, e me siguri shumë prej jush kanë nisur me dekorimin e shtëpisë.
Miriami dhe Albani i kanë dhuruar një frymë ndryshe këtyre festave. Me vajzën, Ameli dhe djalin e tyre, Duam si protagoniste të videos, çifti kanë realizuar një kujtim shumë të ëmbël në këtë fundvit që i gjen më të plotësuar se asnjëherë më parë.
Ideuar nga Rezarta Shkurta, ka qenë vetë Miriami ajo që e ka bërë publike këtë video në rrjetin e saj social Instagram.
“Festat po afrojne dhe midis kesaj atmosfere te bukur kemi deshire qe ne keto kohe te veshtira te ndajme me ju sa me shume pozitivitet ”
Ata duken një familje e lumtur teksa bëhen gati për festat e fundvitit.