Xhesika Berberi ka treguar se si largon energjitë negative nga jeta e saj.
Xhesika Beberi njihet si një nga modelet shqiptare me një bukuri mahnitëse e cila jeton dhe vepron në SHBA.
Ajo së fundmi në llogarinë e saj në Instagram u ka dhënë një mundësi që fansat e saj t`i bëjnë pyetje asaj.
Njëra ndër to pyeste modelen se si pastron ajo energjitë toksike që rrethojnë atë.
Ku modelja tha se parapëlqeu të përgjigjej me video dhe jo me shkrim, duke vazhduar të tregoj se ajo nuk lejon njerëz me energji negative të jenë pjesë e rrethit të saj dhe ka thënë se praktikon meditimin shumë ku edhe zbuloi se i pëlqen leximi.