Më 30 nëntor të vitit 2013, aktori i ndjerë Paul Walker humbi jetën në një aksident automobilistik.
Walker ishte në një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe në mes të xhirimeve të serisë së 7-të të “Fast and Furious”.
Vajza e tij, Meadow Walker e ka kujtuar babain e ndjerë nëpërmjet një fotoje në Instagram.
Krahas fotos me të atin, Meadow shkruan: “Një ditë pa kuptim për ta kujtuar në trishtim. Sot një festë e dashurisë dhe lumturisë që i solle botës. ja një foto e shokut tim më të mirë dhe unë duke fjetur.”
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/01/auto_331606822618.jpg)
Ajo ishte vetëm 15 vjeç kur Walker ndërroi jetë dhe shpesh ndan kujtime më të atin në rrjetet sociale.