Genta dhe Huseyin janë bërë gati për festat e fundvitit.
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta duket se po i presin me padurim festat e fundvitit, andaj qysh tani e kanë zbukuruar shtëpinë.
Në rrjete sociale, Genta publikoi një imazh, në të cilin tregon në një kënd të shtëpisë bredhin e stolisur.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/01/auto_128610207_370060977427404_9146579805216498726_n1606843735.jpg)
Po ashtu, në tavolinë shihen dy gota me pije, të cilat çifti po i shijonin teksa po shikonin një film.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Genta është “Ça me bo”, në duet me Marselin dhe pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të reja.