John i ka bërë urimin e veçantë bashkëshortes.
Chrissy Teigen ishte 20 vjeçe dhe John Legend 28 vjeç u takuan për herë të parë në setin e videoklipit të këngëtarit “Stereo”, në vitin 2006, shkruajnë mediat e huaja
Ata janë martuar në vitin 2013 dhe edhe sot gëzojnë martesë të lumtur dhe raporte shumë të mira.
Modelja Chriss Teigen sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast e ka pranuar urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj, John Legend.
“Sot festojmë ditën e mbretëreshës time. Gëzuar ditëlindjen, e dashura ime. Dashuria ime për ty është e pafundme dhe pa kushte. Faleminderit që ke dhuruar kaq shumë dritë dhe dashuri në familjen tonë dhe në botë”, ishin fjalët e tij.