Albani dhe Arilena po vijnë me bashkëpunim.
Dy emrat e njohur dhe të suksesshëm të estradës shqiptare, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara, i kanë bashkuar idetë për projektin e përbashkët muzikor.
Ata njoftuan se projekti mban titullin “Aisheh” dhe se pritet të plasohet së shpejti në treg.
“A i sheh rreth teje bukuritë? AISHEH”, ka shkruar Albani pranë një postimi të fundit në llogarinë e tij në Instagram ku lë të kuptohet se kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip.
Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes.
