Vijon buja e intervistës dhe freestyle-t të Capital T në “Gjoni Black”. Së fundmi, shumë prej ndjekësve të emisionit kanë komentuar në videon e publikuar në You Tube se në fakt ky freestyle ka qenë i regjistruar dhe jo live.
Në sektorin e komenteve fansave janë ndarë në dy kampe, ata që e kanë pëlqyer shumë freestyle-n dhe ata që janë zhgënyer pasi mendojnë se ka qenë playback.
Ka nga ata që pakënaqësitë i kanë shprehur edhe në profilin e tij në Instagram.
Në një prej videove të publikuara prej Capital T në Instagram një fans ka shkruar “Dy duar kam, sa herë që ti ta djegësh (në muzikë) unë e këpusë njërën. Po të jap 5 vite kohë.”
Ky koment i ka rënë në sy edhe vetë këngëtarit që nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje, duke shkruar: “Të është dashur t’i presësh të dyja prej kohësh shef, dhe hape një profil origjinal pllumi.”
