Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.
Ditën e sotme të dy na kanë ëmbëlsuar ditën me deklaratat dhe gjestet e ëmbla publike.
Sikundër e dimë tashmë, Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar, dhe shpeshherë ndan me ndjekësit pjesëza nga arti i tij.
Mirëpo, ditën e sotme ai ka realizuar ndoshta pikturën më të bukur, partneren e tij.
Aktori i njohur ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty @borazemani”.
Sigurisht, edhe moderatores i ka pëlqyer shumë kjo vepër dhe s’mund të rrinte pa një dedikim publik.
“Të dua!”, ka shkruar Bora, teksa Donaldi ia ka kthyer “Unë më shuuumë.”