Kur u dukë se statuset e Mozzik mund edhe mos të ishin për Capital T, ky i fundit ka postuar një status që duket si kundërpërgjigje ndaj Mozzik.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme, autori i hitit “Madonna” publikoi në Instastory disa statuse.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, Capital T ka publikuar një status ku shkruan:
"Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni".
Duket se një luftë e ftohtë është hapur tashmë. Ndërkohë Capital T vijon ende ta ndjekë Loredanën, ndonëse ajo e ka hequr nga Instagrami pas freestyle-t të famshëm.
