Konkurrentja e pezulluar e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka deklaruar që prej daljes së saj se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.
Gjatë intervistave të saj, ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe theksoi faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.
Shqipja ka treguar se s’ka ndërmend të rikthehet më kurrë në “Për’puthen”, madje duket se nuk i ka dalë ende inati me produksionin.
Ajo do të bëhet bashkë me Arjonin, konkurrent në “Për’puthen”, për të bërë një “gol” dhe për t’i nxjerrë të palarat emisionit.
Gjatë një videoje live në Instagram, Arjoni është shprehur se do ta takojë shumë shpejt Shqipen, pasi bashkë do të nxjerrin disa të palara “shumë tronditëse”, siç i quan ai.