Labinot Tahiri po dhuron donacion prej 10 mijë eurosh për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.
Këngëtari Labinot Tahiri edhe një herë është treguar i gatshëm për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.
Ai përmes një videoje ‘live’ në llogarinë e tij në Facebook, bëri të ditur se fondacioni i tij po dhuron 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.
“Në mungesë të oksigjenit nëpër spitale, dua të ju njoftojë se jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë. Ne si Bord i Fondacionit kemi vendosur për blerjen e bocave. Më vjen keq që i shoh lajme dhe që shkruajnë njerëzit që ka mungesë të oksigjenit nëpër spitale”, tha ndër të tjera Labi.
“Të dashur qytetarë nga nesër ndahen 10.000€ për arkën e shtetit për këto aparatuart që kërkohet OKSIGJEN, ose ne do i blejmë vetë disa boca me oksigjen dhe i dërgojmë nëpër SPITALE tona!
Zoti ua ruajt familjet nga kjo kohë që po ndodh në ditet tona…!
Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan ai.