Dy emrat e njohur të estradës, Mozzik dhe Getinjo, po bëhen bashkë për një duet.
“El Chapo”, titullohet projekti i ri muzikor, të cilin Mozzik dhe Getinjo pritet ta publikojnë më 11 dhjetor.
Së fundi, ishte Getinjo ai i cili publikoi një fotografi nga prapaskenat e klipit, teksa e krahason me prodhimet e Netflix.
“Na bojm sene per Netflix “EL CHAPO” së shpejti !”, shkruan ai.
Kujtojmë se ky njëherësh do të jetë bashkëpunimi i parë mes këtyre dy artistëve.