Pas zhurmës së shkaktuar në rrjet mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe reagimi i autores së “Për’puthen” Olsa Muhameti, e cila ka publikuar dy video në Instastory ku mohon akuzat e Shqipes.
Ajo thotë se është alarm fals dhe se e gjitha do sqarohet të hënë, ndërsa dita e nesërme do vijojë normalisht.
“Qetësohuni, qetësohuni, është thjesht “false alarm”. Nesër kemi një super takim, nuk do e prish për falsë alarmin. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me veten, çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje. Programi i djeshëm ka shkuar prapë një milionë”.
E gjitha filloi pasi Shqipja postoi një foto në Instastory mbrëmjen e sotme ku shihet Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.
Në foton e postuar prej saj, Tea (e supozuar) shihet teksa puth Andin, por nuk dihej me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre.
Por, e vërteta doli shpejt në shesh.
Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh.