Dy prej emrave më të njohur të skenës sonë muzikore janë Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili.
Repertori i të dy artisteve është shumë i pasur me këngë, por kohën e fundit më aktive në këtë drejtim ka qenë Aurela.
Së fundi, ishte Adelina ajo e cila publikoi një fotografi pranë Aurelës, të cilën e vlerëson lart si artiste e mike të mirë.
“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua @aurelagaceofficial“, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Adelina Ismaili tash e sa muaj ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë. Ajo ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe po merret me drejtimin e një emisioni televiziv.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/04/auto_129846844_10158630315447559_7235658570207558917_o1607110503.jpg)