Britney Spears festoi ditëlindjen e saj me një këngë.
Këngëtarja, e cila mbushi 39 vjeç të mërkurën, debutoi në këngën “Swimming in the Stars”, shkruan CNN.
Melodia u regjistrua fillimisht për albumin e saj të vitit 2016, “Glory” por nuk përfshihej në të.
Spears paralajmëroi publikimin e këngës muajin e kaluar dhe është muzika e parë e re nga këngëtarja në mjaft kohë.
Spears njoftoi vitin e kaluar se po bënte një ndërprerje pune të pacaktuar.
Ajo aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore me babanë e saj për mbikëqyrjen e të ardhurave të saj.