Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi-Dani ka reaguar së fundi lidhur me disa lajme të rreme që po qarkullojnë duke tentuar ta dëmtojnë imazhin e tij.
Në disa medie qarkulloi një lajm ku thuhej kinse Dani kishte deklaruar se shteti duhet t’i kompenzojë këngëtarët me nga pesë mijë euro për dëmtimin e shkaktuar nga kriza e pandemisë.
Por, lidhur me këtë reagoi këngëtari, i cili e mohoi të ketë thënë një gjë të tillë, teksa bën thirrje për kujdes.
Me anë të një statusi, Dani tha se thashetheme të tilla kanë për qëllim të njollosin imazhin e tij.
“Po qarkullon në rrjete sociale dhe disa portale fallco, një lajm se kinse unë kam deklaruar se shteti duhet tu jap këngëtarëve, nga 5 mijë euro mbështetje derisa të kalon pandemia!
Asnjëherë, askund nuk kam dhënë deklaratë të tillë e as të përafërt!
Ky është edhe një tentim për të prekur imazhin tim!
Kujdes Po, panikë Jo!
Dani”, shkruan ai.