Bebe Rexha ka ndarë videon atraktive duke kërcyer.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është e njohur si për talentin muzikor edhe për format trupore.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku numëron rreth 11 milionë ndjekës.
Së fundmi ajo ka ndarë me fansat e saj një video ku shihet duke kërcyer me remiksin e këngës së saj “Baby I`m Jealous”.
Në video Bebe shihet e veshur me rroba të zeza të cilat i vënë në pah format trupore bombastike për të cilat edhe njihet mjaft shumë dhe tregon se është krenare.