DJ dhe producenti Rinori publikon këngën e tij të radhës EDM të quajtur "October" në prag të Krishtlindjeve. Këtë vit Rinori ka qenë në studio pothuajse ditë e natë duke punuar për këngët e tij të reja.
Kënga e dytë që ai e publikoi këtë vit u incizuar vjeshtën e kaluar në Los Angeles me këngëtaren dhe autorja e teksteve muzikore kaliforniane Siera.
Këngët për albumin e ardhshëm u shkruan disa ditë me radhë në studio dhe Rinori e përshkruan këtë herë si një nga momentet më krijuese në jetën e tij: "Los Angelesi është një qytet që si muzikant më jep liri dhe frymëzim të veçantë. Për mua është qyteti i artistëve dhe krijuesve.
Energjinë time e kam lënë që të rrjedhë në këngët e mia. ”Një tjetër tipar i veçantë është pasioni i Rinorit për të qenë drejtori krijues i video klipeve të tij. Për "October" ai shfaq prezencën e tij si një DJ fluturues i animuar në videoklipin të animuar dhe e shikon botën nga lart. Videoja për këngën do të shfaqet premierë të Premten, më 5 Dhjetor 2020!
RINORI tashmë e ka dëshmuar disa herë shumë anshmërinë e tij muzikore. Vitet e fundit ai ka publikuar dhe punuar me artistë të ndryshëm anë e mbanë botës. Albumi i ardhshëm do të jetë një miks zhanresh, me artistë nga Los Angeles, Suedia dhe Sydney / Australia.
Në vitin 2016 ai publikoi këngën debutuese "Shot Calling" për motrën e tij Dafina, e cila është gjithashtu një këngëtare dhe autore e teksteve muzikore. Kënga hyri në top 10 të top listave zvicerane DJ dhe është shfaqur shumë shpesh në kanalet muzikore MTV dhe VIVA.