Jeremih është në rrugën e rimëkëmbjes pas një beteje të ashpër me coronavirusin që e shtroi atë në një spital në Chicago.
Këngëtari i R&B i tha TMZ pasi u lirua të premten, “Së pari dhe më e rëndësishmja, unë do të doja të falënderoja Zotin dhe ekipin e mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Northwestern për shpëtimin e jetës time. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës”.
33-vjeçari shtoi, “Unë gjithashtu do të doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi për të gjitha lutjet dhe urimet e tyre. Një falënderim i veçantë për Chance The Rapper, 50 Cent dhe Diddy për dashurinë dhe mbështetjen e tyre”.
Jeremih, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Felton, përfundoi duke falënderuar gjithashtu fansat e tij.
“Unë jam duke u bërë më i fortë çdo ditë dhe mezi pres të kaloj kohë me fëmijët e mi”, shtoi më tej reperi.
Në nëntor, muzikanti u bë e ditur se ishte në njësinë e kujdesit intensiv dhe se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një deklaratë të siguruar për ‘Entertainment Tonight’ përfaqësuesi i tij vuri në dukje se familja e Jeremih donte të inkurajonte adhuruesit e reperit që ta merrnin seriozisht virusin, duke theksuar` se nuk ka asnjë shenjë se sa rëndë do të ndikojë tek ndonjë individ.