Ato janë krenare me format e tyre, por janë të sigurta në një gjë – femra e vërtetë nuk është e përsosur!
Ato nuk janë të përsosura, kanë celulit, tepricë kilogramësh por janë krenare me to.
Edhe pse ai vend dikur ka qenë i rezervuar vetëm për femrat më të hajthme, ato kanë arritur ta gjejnë veten në faqet e para të revistave kryesore botërore.
Tara Lynn
Është personazh shumë i popullarizuar i modës kohëve të fundit. Ajo ka zbukuruar shumë faqe të para të revistave dhe thotë se është krenare për trupin e saj.
Kate Upton
Edhe pse nuk bën pjesë ndër modelet ‘plus size’, agjencitë e kanë konsideruar që nuk është mjaftueshëm e hajthme, mirëpo ajo ka qenë e vendosur dhe megjithatë ka arritur sukses të madh në botën e modës. Ajo është edhe manekine edhe aktore.
Ashley Graham
Ajo nuk ka aspak turp nga format e saj të mrekullueshme dhe thotë se çdo grua duhet të ndihet mirë në lëkurën e saj.
Nadia
Nadia është blogiste, disenjatore mode dhe manekine nga Orlando në Floridë.
Denise Bidot
Është manekinia e parë ‘plus size’ që eci në pasarelë në Javën e Modës 2014.
Robyn Lawley
Ishte 18 vjeç kur aplikoi në një agjenci për manekinet me madhësi më të madhe në Australi, sepse mendoi se nuk ia vlen të provohet dhe të përpiqesh të jesh e hajthme me çdo kusht.
Myla Dalbesio
Është manekine, artiste dhe shkrimtare amerikane.
Marquita Pring
U bë personazhi mbrojtës e Levis në 2011-n, dhe shumë shpejt u shfaq në edicionin italian të Vogue.