Aktualisht, seriali “The Crown”, është një nga serialet më të ndjekur në Netflix.
Në thelb, seriali përveç se argëtues, tregon dhe disa të vërteta që në fakt, mbase familja mbretërore nuk i pëlqen t'i shikojë.
Por, si ndihet familja mbretërore dhe a e kanë parë ata serialin?
Sipas revistës “Hello”, Eugenie, mbesa e Mbretëreshës, ka thënë se ka ndjekur disa episode dhe i ka pëlqyer. 'Është filmuar bukur. Muzika është e mrekullueshme dhe historia shumë e bukur. Ndihem krenare që e shoh', ka thënë Eugenie.
Madje, me sa duket, Mbretëresha e pëlqen shumë serialin “The Crown”, pasi gjatë një feste, Eugenie u dëgjua të thotë: “Gjyshja ime e ndjek dhe e pëlqen shumë”.