U bë pjesë e ‘Sony Music’ dhe ka lansuar projektin e parë me ta.
Reperja Tika, dita-ditës po korr suksese me këtë projekt muzikor, që mban titullin ‘Si unë'.
Kënga që u shkrua nga vet ajo, me muzikë nga Graniti e Dardy, po gjen pëlqyeshmërinë e publikut.
Gjysmë milioni klikime janë vetëm në Youtube, por, edhe dëgjushmëria në platformat tjera dhe shpërndarja në rrjetet sociale, janë një matës mjaft i mirë i këtij suksesi.