Loredana ka zbuluar datën e publikimit të “Kein Hunger”.
Loredana ka zbuluar datën e publikimit të projektit muzikor në bashkëpunim me UFO361.
Rep-artistja shqiptare e cila po bën namin në botën muzikore ka zbuluar se projekti i ri vjen këtë të enjte (10 dhjetor) në ora 23.59.
Ajo publikoi në Instagram një imazh ku shihej së bashku me reperin gjerman i cili ka origjinë turke UFO361, duke thënë se kënga vjen në po atë ditë në të cilën lansohet albumi i saj Medusa.