Ava Max është emri shqiptar që në muzikën botërore është rritur shumë shpejt.
Ajo tashmë numëron miliona ndjekës që e duan atë, por, natyrisht edhe muzikën e saj.
Duke qenë se në këtë vit ka pasur shumë pak koncerte, thuajse fare, Ava po ndjen mall për ndjekësit e saj.
Në Instastory, Ava ka hedhur disa fotografi të shkëputura nga takimi me ndjekësit e saj dhe ta se po i mungon ajo kohë, kur merrte dashuri të sinqertë.
Këngëtarja është një nga personazhet e muzikës që mezi po pret me fillimin e karrierës, aty ku e ka lënë, kuptohet, sa u përket mbrëmjeve muzikore.