Muzikanti i njohur shqiptar, Patris Berisha, së fundmi ka qenë shumë i komentuar.
Lidhja me Tunën, martesa me të, lindja e djalit e tani zërat për ndarje ishin vetëm disa nga arsyet.
Së fundmi ishte Tuna ajo e cila nxiri reagime duke ia ndërruar në Instagram mbiemrin djalit, nga Tian Berisha në Tian Sejdi dhe sigurisht se nuk ka munguar reagimi i babait të djalit, Patrisit.
Ky i fundit e ka publikuar një video në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Tian Patris Berisha.
Mirëpo video e publikuar nuk u prit mirë nga ndjekësit për mënyrën se si ai e puthte djalin në vende të ndryshme në fytyrë.