Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Fjala është për artisten shqiptare, Samanta Karavella, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Përkundër se këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, ajo po vazhdon të sjell imazhe e postime të ndryshme në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa.
Këtë herë, Karavella ka publikuar një set të ri të fotografik të inspiruar nga vitet e ’70.
Me veshjen transparente dhe me stil flokësh të veçantë, zeshkania duket në formë të mahnitshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/08/auto_Screenshot_6-91607428546.png)