Don Xhoni reagon pasi ia publikuan këngën.
Reperi Don Xhoni është emër i ri i skenës muzikore shqiptare, por njëherësh shumë i suksesshëm.
Së fundi, reperi kishte paralajmëruar projektin “Kokaina”, për të cilin i ndodhi një e papritur para publikimit.
Kënga e tij filloi të qarkullonte ilegalisht në internet dhe kjo bëri që të reagonte reperi, duke vendosur edhe ta ndryshojë datën e publikimit.
Me anë të një postimi, ai bëri të ditur se kënga e tij e re publikohet sot (e martë) në orën 20:00 dhe ka një mesazh për ata që ia nxorën këngën.
“E di qe u bo konga KOKAINA leak për ket arsye publikohet nesër n ora 20:00. Nuk osht mire mundin qe e ka bo dikush ndjersen edhe punen edhe nese e keni kongen me postu pa tdrejta t artistit. Gjithdrdi ati-asaj qe e ka bo leak ja pershendes me te dashurit e familjes. Nuk ka kush na ndal mas krejt ksaj dashnie e krejt kti suporti qe cdo dit e ma shume po rritet. Ju dua, Don Xhoni”, shkruan ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/08/auto_0071607430794.jpg)